Albspirit

Media/News/Publishing

Fevziu: Një dosje shumë e rëndësishme korrupsioni, do të vërë në lëvizje organet hetimore

Gazetari Blendi Fevziu e nis ditën sot me një analizë për atë çka po ndodh ne çështjen ‘Tahiri’. Për të kjo çështje nuk mbyllet as të mërkurën kur do të mbhet seanca plenare për imunitetin e Tahirit. Nisur nga informacionet e shumta që qarkullojnë, Fevziu pyet nëse kjo është një fushatë për prerjet e lidhjeve me krimin apo një betej e disa partive opozitare, apo ndoshta një betejë vetëm e Prokurorirë.

“Kanë mjaftuar disa materiale të publikuara në dhjetë ditët e fundit për të hapur një kuti të zezë të politikës shqiptare dhe padyshim vesin më negativ dhe më problematik të saj, lidhjet me krimin.PD publikoi një dosje hetimore italiane ku gjendeshin mbi 400 faqe përgjimeve të Habiljave të Vlorës, të cilët, përfshinin edhe ish Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Prokuroria kërkoi arrestimin e Tahirit, në një gjest, që është padyshim më i forti i 25 viteve të fundit. Deputetët u ndanë në Komisionin e mandateve, por historia nuk mbyllet këtu. Nuk mbyllet as të mërkurën kur të votohet për fatin e Tahirit. Nisur edhe nga informacionet që po qarkullojnë e që po paralajmërohen prej kohësh, pyetja bazë është: a janë këto materialet të vetme dhe sporadike apo pjesë e një fushate për pastimin e politikës dhe prerjet e lidhjeve të saj me krimin? A është kjo një betejë e disa partive opozitare që po demostrojnë pak materiale kompromentuese që kanë apo më tej? Një fushatë e ngjashme me atë të Zajevit në Maqedoni që publikoi disa mijëra përgjime dhe tronditi thellë vendin? A është një betejë vetëm e Prokurorisë, që ka vendosur të veprojë më në fund apo diçka më e madhe?” – shkruan Fevziu.

Po ashtu, gazetari e vazhdon analizën e tij duke përmendur se mund të publikohen dokumente kompromentuese që kanë të bëjnë me njerëz të fuqishëm politik në Shqipëri.

“Në fillim të vitit, në mediat tona nisën të shpërndahen informacione që ishin furnizuar nga shërbimet dhe zyrat ligjzbatuese perëndimore. Ato flisnin për fuqizimin e krimit të organizuar në Shqipëri dhe për rrezikun, ende të pakonfirmuar, se ai mund të përdorej nga terrorizmi. Disa muaj më parë, po këto burime, në kontrast me qetësinë diplomatike, nisën të flasin për një rrezik direkt që i qaset Shqipërisë dhe të paralajmërojnë publikimin e dokumentave që kompromentojnë njerëzit e fuqishëm politik në Shqipëri. – vijon gazetari.

Fevziu e mbyll shkrimin e tij duke përmendur lajmin se një ministër i Ramës është fotografuar me një njeri të Habilajve. Po ashtu përmend edhe përgjimet e një kryetari bashkie të rëndësishëm me eksponetë të botës së krimit, si dhe dosje që implikojnë të afërmit e një ministri.

Blendi Fevziu shprehet se sgumë shpejt do të publikohet raporti i një shërbimi perëndimor për klanet dhe familjet mafioze, si dhe një dosje shumë e rëndësishme korrupsioni, e cila do të vërë në lëvizje shumë shpejt organet hetimore.

“Nisur së paku nga këto të dhëna, por edhe të tjera që me siguri njerëzit e medias nuk i dinë, situata vështirë që të jetë e qetë në ditët në vijim. Në redaksi portalesh kanë qarkulluar fotot të një tjetër ministri të qeverisë në shoqërinë e një njeriu të Habilajve gjatë fushatës në Vlorë. Edhe pse në një drekë disi të gjerë. Qarkullojnë përgjime të një kryetari bashkie të rëndësishëm me eksponentë të njohur të botës së krimit, një dosje që implikon të afërmin e një Ministri, raporti i një shërbimi perëndimor për klanet dhe familjet mafioze në Shqipëri si dhe një dosje e rëndësishme korrupsioni që me gjasë do të vihet në lëvizje edhe nga organet e hetimit shumë shpejt!  Bashkë me këto do të shtohet presioni edhe diplomatik për luftë reale kundër krimit dhe për pastrimin e politikës prej tij. Siç thonë njerëz që janë marrë me krimin për shumë vite në Europë: krim të organizuar ka kudo, por krim që të sfidojë shtetin publikisht, ndodh shumë rrallë të gjesh – përfundon Fevziu.

Please follow and like us: