Albspirit

Media/News/Publishing

Federata Europiane e Gazetarëve mbron gazetarët shqiptarë

Pas deklaratës së djeshme të tre organizatave shqiptare të medias ka reaguar sot edhe Federata Europiane e Gazetarëve me seli në Bruksel.

EFJ mbështet shqetësimin e gazetarëve shqiptarë pas fyerjeve dhe intimidimit që bëri kryeministri Edi Rama një ditë me parë.

Në deklaratë thuhet se “Federata Europiane e Gazetareve” sjell në vëmendje se çdo gazetar ka të drejtën të bëjë pyetje që edhe mund të mos u pëlqejnë politikanëve dhe kjo nuk është një arsye për t’i intimiduar e sulmuar ata për punen e tyre investiguese. Kjo sjellje e përsëritur ndaj gazetarëve shqiptarë, duhet të ndalet.”

Kujtojmë këtu se dje kreu i qeverisë në një dalje për mediat nga Kuvendi përdori fjalë fyese ndaj gazetarëve dhe më vonë me një status në rrjetet sociale u shpreh se ky ishte opinion i tij.

Ndërsa sërish sot, Rama sërish ka fyer gazetarët duke u shprehur “mos dëgjoni gazetarë dhe mos lexoni gazeta se ju bllokojnë aparatin tretës”.

Albanian PM insulted journalists for reporting on drug trafficking involving former minister

Please follow and like us: