Albspirit

Media/News/Publishing

Spiropali: Uleni qepenin e gojës të gjithë dhe respektoni Kushtetutën e ligjin!

Çështja Tahiri ka shkaktuar një mori akuzash mes mazhorancës dhe opozitës ditët e fundit. Ka qenë deputetja e PS-së, Elisa Spiropali ajo që i është përgjigjur deklaratave të Bashës.

“Lulzim Basha u perpoq shume por nuk e fshehu dot pengesen ne fyt, pas dy goditjeve te njepasnjeshme qe mori maskarada politike me drejtesine, nga asistent Zv.Sekretari i Shtetit dje dhe ambasadori i SHBA z.Donald Lu sot. Mbeshtetje hetimit, deri ne fund, por jo shenjestrime politike (siç ben Fronti i Deshperimit). Zbulim i te vertetes per qytetaret, deri ne fund, por jo gjyqe si ne komunizem (sic bejne Karavidhet e Shportes Opozitare). Pa faj apo me faj, nuk e thote dot askush perveç hetimit dhe gjykimit (keshtu qe ta ulin qepenin e gojes te gjithe dhe te respektojne Kushtetuten e ligjin)!” – shkruan Spiropali.

Please follow and like us: