Albspirit

Media/News/Publishing

Presidenti grek: Ndaj Shqipërisë nuk mund të rrimë duarkryq

Thuajse në të njëjtën kohë që Ministri i Jashtëm grek konfirmonte vullnetin për zgjidhjen e problemeve dypalëshe me Shqipërinë, Presidenti i Republikës greke, Prokopis Pavlopulos, përsëriste deklaratat e tij të ashpra ndaj vendit fqinj. Nga Selaniku, Pavlopulos deklaroi edhe një herë se sidomos udhëheqja aktuale e Shqipërisë tregon shenja të një sjellje që nuk i shkon për shtat një vendi pjesëtar të komunitetit ndërkombëtar dhe kandidat për anëtarësim në BE. “Me sjellje që shkelin në mënyrë flagrante të drejtat themelore të njeriut, siç janë sjelljet ndaj minoritetit tonë, si dhe sjelljet që cënojnë të drejtën e shenjtë të pronës, këtu nuk mund të thuhet se ai vend ka një perspektivë europiane”, ka thënë Presidenti i Republikës greke. “Shqipëria dëmton perspektivën e saj europiane dhe ne nuk mund të rrimë duarkryq kundrejt sjelljeve të tilla”, shtoi kryetari i shtetit grek.
Please follow and like us: