Oficeri i policisë së Fierit: Habilajt u ndaluan dhe u lanë të lirë
Antonio Nazëraj, oficeri i policisë së Fierit, në një intervistë dhënë gazetarit Basir Çollaku ka treguar lidhje të policisë së Vlorës me trafikun e drogës dhe vëllezërit Habilaj.
Nazëraj ka rrëfyer se një patrullë ka ndalur në rrugë makinën me të cilin udhëtonin Habilajt, e cila ka qenë makina e ish-ministrit Tahiri, Për shkak se ata kanë refuzuar të kontrollohen, janë shoqëruar në polici, ka treguar oficeri.
“Atje janë mbajtur vetëm 10 minuta dhe më pas janë lënë të lirë”, ka thënë Nazëraj.
Please follow and like us: