Qeveria i heq fondet Gudar Beqiraj
Edhe pse në projekt-buxhetin e vitit 2018 ishte parashikuar shuma prej 110.5 mln lekësh për institucionin e Akademisë së Shkencave, këtë të premte, Kryeministri Edi Rama, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka kërkuar që ky fond t’i kalojë Ministrisë së Arsimit, e cila më pas do ta vendosë në dispozicion të universiteteve për kërkim shkencor. Burime nga qeveria thonë për mediat se kjo nuk do të thotë që ka një kërkesë për shkrirje të Akademisë së Shkencave, përkundrazi, sipas tyre ky institucion duhet të vijojë punën, por nuk do të financohet nga paratë e taksapaguesve, deri në reformimin e tij.
Please follow and like us: