Albspirit

Media/News/Publishing

Themeluesi i PD i revoltuar me RD që shkruan për Monika Kryemadhin: Neveri dhe turp

Një nga themeluesit e Partisë Demokratike, Ilir Kaduku ka shkruar me nota të ashpra për faqen e gazetës së kësaj partie, Rilindja Demokratike e cila në një artikull i jep zë Monika Kryemadhit dhe deklaratës së saj. Ja çfarë shkruan ai: “Humori i shekullit! Më vjen keq që organi qendror i Partisë Demokratike, organ në të cilin unë kam botuar rreth 200 artikuj është kthyer në organ satire dhe humori! Neveri dhe turp për këta sharlatanë të demokracisë shqiptare”!