Albspirit

Media/News/Publishing

Aktori revoltohet me Çanin, për intervistën me Ramën: I shërbeve mirë, ngatërrim zorrësh

Pas sulmit që Rama i bëri medies dhe gazetarëve, pas seancës parlamentare të së mërkurës, shumë persona mendonin se kryeministri nuk do të dilte më në televizor. Por, këtë të premte ai ka dalë te “Zonë e lirë”, e Arjan Çani dhe ka folur sërish për çështjen e Tahirit. Çani i ka dhënë më shumë hapësirë Ramës dhe ka kaluar me të shpejtë intervistën me aktorët e shfaqjes “Çifti i çuditshëm”.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar i revoltuar në rrjetet sociale, aktori i “Apartamenti 2XL”, Julian Deda. Ai thotë se artistët janë më të rëndësishëm se kryeministri, që ai e quan një shkatërrues, ndërsa për Çanin thotë se i bëri një “shërbim të paparë”.

“O Çani, aktorët janë më të rëndësishëm se kryeministri mor burrë. Si mundesh, që shkatërruesin ta lësh të flasë sa të dojë, duke i bërë një shërbim të papare, ndërsa fton 7 artistë, që përpiqen ta argëtojnë këtë popull dhe i interviston shpejt e shpejt se nuk ke kohë për ta, duke i detyruar të thonë ose “po” ose “jo”..?! P.s. Ngatërrim zorrësh…!”, shkruan Deda.

Please follow and like us: