Albspirit

Media/News/Publishing

Lirohet pedagogu shqiptar i arrestuar për terrorizëm në Malajzi

Pedagogu shqiptar i arrestuar në Malajzi pak kohë më parë për terrorizëm është liruar nga autoritetet e Malajzisë. Lajmi për lirimin e Klodjan Zaimaj i njohur me emrin fetar Ibrahim vjen nga ish-imami xhamisë së Unazës së Re Armand Ali përmes një statusi në Facebook. Klodian Zaimaj u arrestua në fillim të tetorit në Maljazi pasi akuzohej për lidhje me ISIS. Ali akuzon mediat dhe prokurorinë për sulm denigrues ndaj besimtarëve myslimanë.
“Autoritetet malajziane u treguan te kujdesshme dhe nuk publikuan as emrin e as fytyren e tij por vetem inicialet e emrit pasi ne ate vend dyshimet pa fakte nuk mund te kthehen ne akuza vetem pasi te vertetohen. E kunderta ndodh ne Shqiperi e sidomos kur behet fjale per besimtaret muslimane ose hoxhallaret. Ketu shpifjet e mediave perdoren nga prokuroria si fakte per te denuar besimtaret muslimane. Ai ka mberritur shendosh e mire ne Shqiperi” – thotë Ali.

Please follow and like us: