Albspirit

Media/News/Publishing

Elena Lika fashit thashethemet për Endritin dhe Albanin

Marrëdhënia e gjatë dhe bashkëpunimi disavjeçar me Endrit Mërtirin kanë ngjallur shpeshherë dyshime për Elena Likën, modelen bukuroshe e cila kohët e fundit është parë në programin Opinion në Tv Klan. Gazetarja e sapodiplomuar, ish-banore e Big Brother 6, u përfol për një lidhje dashurie me Endrit Mërtirin edhe gjatë atij edicioni, pas të cilit, edhe vite më vonë, Elenës i është dashur të sqarojë se me Endritin ka një miqësi shumë të mirë, por asgjë më shumë se kaq. Por zërat nuk janë shuar. Madje, së fundmi, meqenëse Elena është parë edhe me Alban Ramosajn, këngëtari i njohur i cili po ashtu është mik i ngushtë me modelen, është përfolur edhe për një lidhje me të, nisur edhe nga dedikimet apo statuset e tyre në rrjetet sociale. Përballë pyetjes së Thumb këtë javë me cilin prej dy djemve është e lidhur, Elena ka sqaruar: “Kjo historia me Endritin ka nisur që në 2010-ën, kurse me Albanin ka nisur në fillim të këtij viti, nëse nuk gaboj, kur i bëra një urim për ditëlindje, ku ndër të tjera i thashë edhe që ‘e dua shumë” – tregon Elena, por sërish i duhet të sqarojë se nuk ka qenë e lidhur me asnjërin prej tyre: “Kemi folur e stërfolur për këtë pjesë, nuk kam qenë e lidhur me asnjërin. Une e kam thënë, Endriti e ka thënë, edhe Albani sa herë që na është dhënë rasti: ne jemi thjesht miq shumë të mirë…” – tha ajo si për t’u dhënë fund një herë e mirë thashethemeve. Megjithatë, nëse i kërkohet të zgjedhë mes të dyve, Elena nuk mendohet gjatë: “Endriti! Sepse e njoh prej më shumë kohësh, e dua më shumë, kemi kaluar më shumë gjëra bashkë”.

Please follow and like us: