Berlini zyrtar/Drejtues të lartë të korruptuar janë rikthyer në funksione të rëndësishme
Reforma në drejtësi, e cila është paralajmëruar se do ta pastrojë drejtësinë, sipas ekspertëve, praktikisht është bllokuar. Komisionet për verikimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk janë ende të gatshme për të lluar punën.
«Një agjenci e veçantë, e cila është themeluar për luftimin e krimit të organizuar, ende nuk është funksionale dhe aktive. Prokuroria disa herë ka dështuar të fillojë hetime të rëndësishme mbi zyrtarët e lartë të korruptuar», thuhet në raport-analizën e Fondacionit gjerman,”Konrad Adenauer”, i afërt me partinë e kancelares gjermane Angela Merkel, lidhur me ecurinë e deritanishme të Reformës në Drejtësi. Ku më tej vijohet:
“As verikimi i pasurisë së dyshimtë të zyrtarëve të lartë nuk ka sjellë rezultatet e pritura. Një pjesë e madhe e zyrtarëve dhe politikanëve, të cilët dyshohen për korrupsion, ndërkohë sërish janë kthyer në funksionet e rëndësishme politike. Shumë njerëz këtë e shohin si shenjë të qartë se elitat politike tani për tani fare nuk tregojnë vullnet për t’i ndjekur personat nën dyshimin për korrupsion»,