Albspirit

Media/News/Publishing

Piktorja Majlida Kelmendi, në manifestimin kulturor “Ora e Maleve”

28.10.2017, ditë e mbushur plot art dhe kulturë. Atmosferë e mrekullueshme për gjithë qytetin. Natyrës së rrallë iu bashkangjit dhe atmosfera artistike, artistë, poetë, shkrimtarë të spikatur të trojeve tona. Z. Ali Daci, themelues dhe drejtues prej nëntë vitesh i këtij manifestimi tradicional me titull ‘Ora e Maleve’ u kujdes për cdo detaj të kësaj dite të madhe. Puna rreth organizimit ka filluar disa muaj më parë dhe të ftuar në këtë event ishte piktorja Mr. Majlinda Kelmendi ku në Galerine ‘Magaza’ u prezantuan në dy kate piktura nga krijimtaria e saj. Gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës ishin një numër i madh vizitorësh, mes tyre nderoi me prezencën Ambasadori i Shqipërisë z, Ernal Filo, i shoqëruar me stafin e kësaj ambasade, artiste, poete, gazetarë të mediave të shkruara dhe televizive nga Mali i Zi, Kosova etj. Ekspozita titullohej “Identitet”. Jo pa qëllim artistja kish zgjedhur ketë titull duke e lidhur me historinë e këtij qyteti dhe vetë historinë e qëllimin e këtij projekti tashmë në edicionin e IX. Në fjalën e hapjes, artistja dhe profesoresha Majlinda Kelmendi falenderoi për ftesën dhe theksoi se “Krijimet artistike janë të lidhura me jetën dhe sfidat tona. Mbi të gjitha jeta është një luftë e vërtetë për të tejkaluar përballuar situata të ndryshme dhe falë tyre ne krijojmë identitetin tonë, ne kulmin e zinxhirit ushqyes.Vetpërqëndrimi është një produkt përcaktues i karakterit të punës së artistit. Lindim të ndryshëm. Vetbesimi është destinacioni që nuk mund t’i shmangemi, arsye e cila transformon personalitetin tonë në një luftë të vazhdueshme me pengesa. Quhet e rëndësishme që të clirohemi nga modele të tiposura që na shterojnë atë çfarë kemi ne të veçantë prej një projektimi inteligjent”. Kritiku Mr. Aldemar Ibrahimoviq theksoi në fjalen e tij se realizimet në pikturë të profesoreshës universitare Majlinda Kelmendi drejtpërdrejt dhe në mënyrë ambicioze ndërlidhen me atë traditën e pikturës shqiptare e cila zë vend aq të rëndësishëm e të lartë në nënqiellin e përbashkët në rajon. Majlinda e shfrytëzon gjuhën inovative të pikturës, e cila aktivisht komunikon me nevojat vizuele të kohës sonë dhe të asaj që ajo bart. Përcaktimi i saj apriori ikën nga konceptimi klasik i pikturës dhe synon qëmtimin drejt lirisë absolute”. Ekspozita do të qëndroj e hapur deri më 3 nëndor 2017. Pas kësaj të gjithë të pranishmit u drejtuan në skenën e përgatitur me kujdes nga organizatori Z, Ali Daci ku në mënyrë solemne prezantuan veprat poetike të përmbledhura dhe botuara nga aktori dhe poeti Çun Lajçi, u lexuan me shumë ndjeshmëri nga z.Agim Xheka, poeti dhe kritiku letrar Besnik Mustafaj dhe gjithë poetët që me prezentimet e tyre artistike i dhanë kuptim Edicionit të IX letrar “Ora e Maleve” Në mbrëmje të gjithë së bashku festuan në një mbrëmje artistike dhe argëtuese deri në orët e vona, të gjitha këto të parapara nga organizatorët.

Please follow and like us: