Blloshmi: Enigma e arratisjes së tre të rinjve, si u gjend i varur 29 -vjeçari
Zbulohet dokumenti i 1976/Bedri Blloshmi: Enigma e arratisjes së tre të rinjve, si u gjend i varur 29 -vjeçari
Ndëshkimi që mori Ali Bardhi mesa duket fati nuk ishte i kënaqur. Fatin nuk ka fuqi askush për ta ndryshuar ashtu siç ndodhi dhe më pas. Për ta ditur të vërtetën apo për ta zbuluar, një ditë u nisa për në morgun e Elbasanit. Kërkova dhe e gjeta personin që mbante çelësat e cadavrave. Ja shpjegova problemin, ai ma preu shkurt: “Këtu nuk ka asnjë lloj shënimi në këto vite që kërkoni juve, rregjistrat që janë këtu janë që nga 2005 e këtej. Megjithatë shko tek kjo godina këtu përballë se ke drejtoreshën”. U takuam, biseduam, por nuk mësova asgjë mbi fatin ogurzi të Aliut. Shpesh pyes veten: Çfarë donte Ali Bardhi në fshatin Kokrevë të Librazhdit? Me kë shkoi Aliu atje? Nëse ishte nisur për tu arratisur pse duhej të varej? Po “shokët” si përfunduan? Thonë se kanë qenë 3 vetë dhe njëri ndodhet në Australi, unë po i bëj thirrje nëse është e vërtetë, ai person duhet t’i thërrasë ndërgjegjies, ta thotë çfarë dhe si ka ndodhur me Ali Bardhin. Me kërkimet që kam bërë nëpër arkiva vetëm një shënim të thatë kam gjetur, ky shënim mbyllet me fjalët “hetimet vazhdojnë”. Do ju bëj thirrje atyre hetuesve apo prokurorëve që janë marrë me këtë ngjarje të shpjegohen sepse nuk është përgjegjësia e tyre dhe ata e dinë mirë këtë gjë. Ndokush mund të thotë: Po ky Bedriu ç’ka me këtë ngjarje? Pse këmbëngul që kërkon ta zbardhë? Po përgjigjen po jua jap para kohe edhe pa bërë pyetje askush. Unë Ali Bardhin e kam pasur shumë shok, kemi qenë gati 5 vjet në një brigadë skllevërish dhe punonim në zonën më vdekjeprurëse se zonat e tjera, zona e dytë. Ishte një djalë shumë i mirë, besnik më shumë seç duhej, i sinqertë, gjithmonë i qeshur dhe shumë shakaxhi. Prandaj dua të di gjithçka, kemi detyrim moral për djem të tillë. Ka shumë gjasa që të jetë një nga ato lojrat e famshme të sigurimit. Por nga ana tjetër dhe po të qe kështu shokët e Aliut që e provokuan, e dërguan deri në një fshat të thellë të Librazhdit, mbasi kanë bërë lojën e sigurimit, duhet të ishin në burg. Nëpër burgje merrej vesh çdo gjë që ndodhte jashtë apo çdo lojë që bënte sigurimi famëkeq. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Më mirë se kushdo tjetër vetëm Aliu dhe sigurimi e dinë se çfarë ka ndodhur, asnjëra palë nuk flet, duan ta ruajnë këtë të vërtetë të pazbuluar. Megjithatë unë nuk do ndalem me kërkimet për ta thënë se çfarë ka ndodhur me djaloshin Ali Bardhi. Veç arkivave të përgjakur të sigurimit do vazhdoj të kërkoj në prokurori dosjen e Aliut 22 korrik 1983 ditën që u zbulua nga bariu në përroin aty pranë një lisi shekullor. Do ju bëj thirrje dhe banuesve të fshatit që patjetër duhet ta mbajnë mend këtë tragjedi, me patjetër u është ngulur në kujtesë dhe s’kanë pse mos të flasin tani, frika është futur në folenë e vet. Flisni dhe tregoni kush e di dhe kujton këtë ngjarje.
***
Dokumenti
REPUBLIKA POPULLORE E SHQIPËRISË GJYKATA E LARTË
“KOLEGJI USHTARAK” Nr.135 i Regj.Themeltar
Nr.130 i Vendimit
V E N D I M
NË EMËR TË POPULLIT
Këshilli gjyqësor i kolegjit ushtarak të Gjykatës së Lartë,i formuar
nën kryesinë e:
Aranit Çelës Kryetar i Gjykatës së Lartë
me anëtarë: Ali Zenko Anëtar i Gjykasë së Lartë
Ismet Bare Anëtar i Gjykatës së Lartë në seancën e hapët gjyqsore me datë 21.IX.1976 mori në shqyrtim çështjen nr.135 që I përket të gjykuarit:
Ali Bardhi, i biri i Osmanit dhe i Behijes, dtl.1955 lindur në katundin Kozic të rrethit Elbasan, me origjinë shoqërore, fshatar i varfër, në gjëndje shoqërore ushtar, pa parti, me arsim 6-vjeçar, i pa martuar, i padënuar më parë,efektiv i Rep.nr.3700 Tiranë.
I AKUZUAR:
Ai ka agjituar dhe propaganduar kundër pushtetit popullor, dmth se ka kryer krimin e parashikuar nga neni 73/1 te K.P .
Me vendimin nr.96 datë 3.IX.1976 gjykata e rrethit të Tiranës e ka deklaruar të gjykuarin fajtor dhe në bazë të nenit 73/1 I K.P e ka dënuar me 5 (pesë) vjet heqje lirie, duke i filluar vuajtja e dënimit nga data 24.V.1976.
Kundër këtij vendimi është ankuar i gjykuari, i cili ka parashikuar këto shkaqe për prishjen e tij:
Është e vërtetë se shprehjet e mija janë armiqësore, por ato janë nxjerrë pa paramendim. Unë nuk kam pasur pakë naqësi ndaj partisë dhe udhëheqësit e saj. Nuk kam pas qëllim armiqësor që jam shprehur në atë mënyrë.
PËR KËTO ARSYE
Këshilli gjyqësor i kolegjit ushtarak të Gjykatës së Lartë në mbështetje të pikës 1 të Nenit 313 të K.Pr.P.
V E N D O S I
Lënien në fuqi të vendimit Nr.96 datë 3.IX.1976 të Gjykatës së rrethit Tiranë ( kolegji ushtarak )
Tiranë, më 21/12/1976
ANËTAR ANËTAR KRYESUESI
(A.Zenko) (I.Bara) (A.Çela)
LIBRAZHDI
Më datën 22.07.1984 , në vendin e quajtur Përroi i Jajkut, afër fshatit Kokrevë në një ahu u gjet i varur Ali Osmani Bardhi, vjeç 29, banues në fshatin Kazie të Peqinit, kooperativist. Shkaku nuk dihet. Çështja hetohet.
Kryetari
Baudin Kazani