Kush është drejtori i ri i SHISH, Bendo?
Mesditën e sotme është njoftuar dorëheqja zyrtare e kreut të SHISH, Visho Ajazi Lika, detyrë që ai e mbante prej më shumë se pesë vitesh, që nga viti 2012.
Pas takimit të kryeministrit Rama me presidentin Ilir Meta është emëruar drejtori i ri i SHISH, Helidon Bendo, i cili prej prillit të vitit të kaluar mbante detyrën e zv.drejtorit të këtij instuticioni.
Më poshtë po sjellim një CV të Helidon Bendos:
HELIDON BENDO ËSHTË EMËRUAR NË DETYRËN E ZËVENDËSDREJTORIT TË SHISH ME DEKRETIN E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS NR. 9530, DATË 22.04.2016.
Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.
Z.Bendo ka eksperiencë 21 vjeçare në SHISH ku ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.
Z.Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ai është diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Toën në SHBA.
Gjithashtu, z.Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit.
Ai flet gjuhët anglisht e greqisht.
Z.Bendo i pëlqen të lexojë, peshkojë, udhëtoje dhe të kalojë kohë me familjen e tij.