Albspirit

Media/News/Publishing

Krimea, vendi ku u vendosën dhe ende jetojnë shqiptarët e Ukrainës

shqipukraines

Kane 500 vjet larg nga memedheu. U larguan nga zona e Korces fill pas pushtimit turk dhe per 200 vjet jetuan ne Bullgari. Me pas u zhvendosen e Ukraine dhe kane 300 vjet qe jetojne ne mes te ukrainasve. Por nuk kane harruar asgje nga te paret e tyre dhe perpiqen t’i ruajne zakonet dhe traditat  shqiptare me fanatizem.
Festa me e madhe e tyre eshte festa e shen Gjergjit, ne kujtim te heroit kombetar Gjergj Kastriotit. Jane takuar me Fan Nolin ne 1911 kur ky i fundit beri nje udhetim ne Odessa.
Po keshtu, ne vitin 1979 At Artur Liolini, Kancelari i Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare nga Bostoni, meshoi ne kishen ku kishte meshuar Fan Noli dekada me pare.
Ata nuk kerkojne gjera te parealizueshme nga shteti shqiptar. Thjesht kerkojne nga shteti ame shqiptar libra dhe mesues te shqipes qe te mos harrojne gjuhen e te pareve. Kerkesat e tyre jane te perballueshme per shtetin shqiptar dhe dergimi i disa mesuesve , i librave dhe abetareve ne shqip nuk eshte ndonje barre e madhe, por eshte nje detyrim qe shteti ame duhet te kete per keta shqiptare te harruar.
Mendoj se shteti shqiptar duhet t’u jape pasaportat shqiptare ketyre njerezve sepse keta e meritojne te jene shqiptare si gjithe ne te tjeret.Jane pra 5 mije shqiptare qe per 500 vjet jetojne larg atdheut te tyre Shqiperise dhe per 300 vjet jetojne ne mes te 48 milion ukrainasve. Çdo komunitet tjeter do te ishte shuar me kohe. Ata jane deshmi e gjalle e thenies: “gjaku i arberit nuk shuhet kurre” dhe ne duhet te jemi krenare per ta. (S.L.)
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=24SYxw20rWg?feature=player_detailpage]

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=WMn9EuqtMS0?feature=player_detailpage]

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=2N9Yy1BrGIc?feature=player_detailpage]

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=WhAyJk0WVDo?feature=player_detailpage]

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=GiweLFQEgmA?feature=player_detailpage]

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=G0mD4DqXL28?feature=oembed]

Please follow and like us: