Albspirit

Media/News/Publishing

Facebook, Twitter dhe Google ballafaqohen me pyetje të vështira

Ligjvënësit amerikanë pa gjurmojnë thellë në aktivitetet e mediave më të mëdha sociale në botë dhe në kompanitë në Internet, për shkak të shqetësimeve në rritje, se ato mund të kenë luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e Rusisë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Ekzekutivët më të lartë të kompanive, Facebook, Twitter dhe Google, do të dëshmojnë sot më vonë në Komitetin e drejtësisë së Senatit të Shteteve të Bashkuara dhe nesër në komitetet e Senatit dhe Dhomës Përfaqësuese.

Të tri këto kompani kanë luajtur rol udhëheqës në konkluzionet që ishin bërë nga komuniteti i inteligjencës i Shteteve të Bashkuara, të cilat ishin publikuar në raportin e muajit janar.

Në këtë raport akuzohej Rusia për orkestrim të hakerizmit dhe fushatës propaganduese me qëllim që të ndikohej në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara në vitin 2016.

Në muajt pas publikimit të raportit, hetimet nga kompanitë dhe panelet e Kongresit, kanë zbuluar mijëra shembuj të personave keqbërës e “djallëzorë” në Internet të ndërlidhur me Rusinë dhe aplikacione automatike të përdorura për përhapje të lajmeve të rrejshme.

Please follow and like us: