Albspirit

Media/News/Publishing

11 Kryeministra dhe 2 presidentë arvanitas kanë udhëhequr Greqinë

 


11 Kryeministra dhe 2 presidentë arvanitas kanë udhëhequr Greqinë

Nga Shpëtim Zinxhiria

Arvanitasit në rolin si kryeministër e udhëhoqën Greqinë gjatë një periudhë të gjatë që nga pavarësia e saj e deri tek mbarimi i luftës së dytë botërore. Nuk ishte një rastësi që Greqia të ishte në duart e arvanitasve që nga 1847 deri më 1950.

Nga të gjithë këta kryeministra që udhëhoqën Greqinë lë vend për tu përmendur emir Dhimitër Bullgari, që është zgjedhur 8 herë si kryeministër i Greqisë. Janë këta kapedanë që luajtën një rol të rëndësishëm në revolucionin grek të 1821, janë këta politikanë që udhëhoqën këtë vend për 100 vjet, duke shkruar një nga historitë më të lavdishëm të popullit grek, të këtij populli që sot u ka hapur dyert rreth 700 mijë emigrantëve shqiptarë.

Një fakt i çuditshëm është se nga shteti shqiptar këta njerëz të ndritur janë lenë në mjergullën e harresës të plotë.

Kiço Xhavella

Kryeministër i Greqisë 5 Shtator 1847 – 8 Mars 1848

Kiço Xhavellas, kryeministri i parë që merr drejtimin e Greqisë menjëherë pas pavarësisë së vendit me 5 shtator të 1847 deri më 8 mars të 1848. Ai lindi në Suli të Epirit me 1800 në një familje të njohur luftëtarësh. U rrit në Korfuz dhe vdes në Athinë me 1855. Ishte djali i dytë i Foto Xhavellas dhe nipi i Llambro Xhavellas. Ishte një nga udhëheqësit kryesor të revolucionit të 1821. Ne moshën 19 vjeç merr gradën e kapitenit, me emërohet dy herë ministër i Mbrojtjes më 1844 dhe 1849. Më 1824 ka luftuar së bashku edhe me arvanitasin kapedan Karaskaqi. Nga Kapodistrias ngarkohet të luftoj për një Greqi të pastër nga turqit. Në vitet e rezistencës ndaj mbretit të Greqisë së bashku me Kolokotronin burgoset. Në 1854, kur në Greqi filloi Lëvizja Çlirimtare e vendit kundër skllavërisë, së bashku me disa oficerë të tjerë souliotas mori përsipër operacionet në Epir, pas dështimit të operacionit, ka dalë në pension. Vdes më 9 mars të 1855.

Jorgo Kundurioti

Kryeministër 8 mars 1848 -15 tetor 1848

Lindi më 1782 në ishullin Hydra në një familje të njohur. Ka punuar si këshilltar i ministrit të shtetit, senator etj. Në qeverinë Kapodistra u zgjodh anëtar i Panheleni dhe më 1843 zgjidhet anëtar i asamblesë Kombëtarë. Me 8 mars të 1848 zgjidhët kryeministër i Greqisë. Vdes në moshën 76 vjeçare më 1858 në Athinë.

Antonio Kryezi

Kryeministër i Greqisë 12 dhjetor 1849-16 maj 1854

Lindi më 1796 Troizina në ishullin Hydra. Ishte një luftëtar dhe udhëheqës në Revolucionin Grek të 1821. Ka qenë dy herë kryeministër i Greqisë. Ka marrë pjesë në operacionet detare në Samos (korrik 1821) dhe Betejën e Spetsës (8 shtator 1822). Së bashku me Kanarin ka marrë pjesë në 1825 në operacionin për djegien e flotës egjiptiane në portin e Aleksandrisë. Në 1828 emërohet kapiten i (i parë marinës greke në këtë rast). Në 1836 bëhet ministër i Mariners Armansperg Qeverisë. Ai gjithashtu ka shërbyer në të Sekretarit të qeverisë së Aleksandrit Marinës. Në 12 dhjetor të 1849 bëhet kryeministër duke zëvendësuar një tjetër arvanitas kryeministër Kanarin. Vdes në moshën 69 vjeç në Athinë më 1865. Ishte martuar me Qiriakula Bullgari nga një familje arvanitase e njohur.

Dhimitër Bullgari

(8 herë Kryeministër i Greqisë)

22 Shtator 1855 – 13 Nëntor 1857

11 Tetor 1862 –  9 Shkurt 1863

25 Tetor 1863 – 5 Mars 1864

3 Nëntor 1865 – 6 Nëntor 1865

9 Janar 1866 – 18 Dhjetor 1866

25 Janar 1868 – 25 Janar 1869

9 shkurt 1874 – 27 Prill 1875

Dimitrios Voulgaris lindi më 20 dhjetor të 1802 në ishullin Hydra afër Athinës, nga një familje e pasur. Ishte djali i beut Jorgo Bullgari. Për Greqinë ishte një politikan i shekullit të 19-të. Jo rastësisht për tetë herë u zgjodh si kryeministër i Greqisë. Në moshën 19 vjeç i futet karrierës politike, pasi në rrethin familjar. Antoni Kryeziu ishte kryeministër i Greqisë se asaj kohë. Zgjidhet dy herë delegat për në Kuvendin kombëtar (1825 dhe 1829) si përfaqësues i Argos në Hydra. Në 1832 ai u emërua Ministër i Marinës, një pozitë nga e cila ai dha dorëheqjen për të mos rënë dakord për kompromis nga luftëtarët e 1821. Në 1837 ai u zgjodh kryetar i Bashkisë në Hidra ku mban fronin qytetit për gjashtë vjet. Në 1845 ai u emërua senator dhe dy vjet më vonë u betua si ministër Detar nga qeveria Kolettis. Viteve në vijim e mori ministrinë e financave në qeverinë Kanari (1848), por nga ku ai dha dorëheqjen. Në shtator 1855 caktohet për të formuar një qeveri në të cilën mban postin e ministrit te Brendshme. Në shkurt dha dorëheqjen si kryeministër për të formuar një qeveri përsëri në tetor të atij viti (1863). Në 1865 formoi qeverinë me jetëshkurtër për tri ditë në janar 1866 u emërua përsëri kryeministër. Në janar 1868 fiton zgjedhjet dhe formoi një qeveri për një periudhë njëvjeçare. Më 1871 fitoi zgjedhjet, duke u zgjedhur njëkohësisht kryeministër për të shtatën herë, ndërsa në shkurt të 1874 zgjidhet për të tetën herë dhe të fundit si kryeministër i vendit. Në mars të 1875 fiton përsëri po në mënyrë mashtruese, ku dhe jep dorëheqjen si kryeministër dhe politikan, duke dalë në pension. Vdes në moshën 75 vjecare më 29 dhjetor të 1877 në Athinë

Athanasio Miauli

Kryeministër 13 Nëntor 1857 – 26 Maj 1862

Ka lindur më 1815 në ishullin Hydra në familjen e luftëtarit patriot Andrea Miauli. Më 1828 mbaron shkollën ushtarake në Gjermani. Më 1855 bëhet ministër detar në qeverinë e Dhimitër Bullgarit. Dy vite më vonë më 1857 zgjidhet kryeministër i vendit dhe më 25 prill të 2862 jep dorëheqjen duke u zëvendësuar nga Kolokotroni.

Vdes në Paris në moshën 52 vjeçar më 1867.

Dhiomidhis Qiriako

Kryeministër i vendit, 27 ?ars 1863 – 29 Prill 1863

Ka lindur më 1811 në ishullin e Spetces. Vinte në jetë nga një familje e madhe detare dhe luftëtar me origjinë arvanitase Diomedes, me nënkuptimin – e diel. Ishte avokat dhe politikan, më vonë edhe kryeministër i vendit. Ka studiuar për drejtësi në Francë, ku më 1835 bëhet Prokuror. Më 1840 dhe 1862 zgjidhet përfaqësues i ishullit Spetces. Ka dhënë një të rëndësishëm në hartimin e Kushtetutës së Greqisë më 1843. Më 1851 ai u bë profesor i Ligjit Kushtetues dhe në 1863 ai u zgjodh anëtar I Kuvendit të Dytë Kombëtar dhe njëkohësisht anëtar i Komisionit për Trajnim të Kushtetutës së re.

Në 1863 u emërua Ministër i Arsimit Publik ku shërbeu për rreth një muaj (nga 18 mars 1863 deri më 29 prill 1863). Vdes në Itali me 1859 në moshën 58 vjeçare,

E. Repoulis

Lindur në 1863 në Kranidi. 

Kryeministër  21.8.1917-28.8.1917

Dhe 19.10.1917-3.1.1918.

Studioi për drejtësi dhe punoi në gazetari. Shërbeu si Redaktor i gazetës “Akropolis” dhe ishte një gazetar madh për një dekadë. Ai u bë Sekretari i Brendshëm ne vitin 1910 në anën e Venizelos. Në vitin 1913 mori kontrollin e menaxhimit të përgjithshëm. Në vitin 1915 u bëhet Ministër i Financave dhe Ministri i Brendshëm, ndërsa në vitin 1916 dhe zëvendës Kryetar i Qeverisë. Si ministër i brendshëm ka punuar dhe arritur në miratimin e ligjit “Për Komunat” të cilat përcaktojnë sistemin e administrimit të komunave.

Kranidi vdiq në vitin 1924.

Theodhoro Pangallo

Kryeministër i vendit, 5 Qershor 1925 – 19 Qershor 1926

Ka lindur më 1878 në ishullin e Salamines nga familja e Dhimitër Pangallo, mjek dhe deputet i martuar me një vajzë me prejardhje me origjinë arvanitase.

Më 14 Nëntor 1922 emërohet ministër i Jashtëm në qeverinë e Stiliano Gonata. Më 16 dhjetor te 1923 Partia Liberale fiton zgjedhjet, ku Pangallos zgjidhet deputet, ndërsa me 4 Shkurt TË 1924 ai përplaset në oborrin e Parlamentit me një deputet të qytetit të Artas. Kjo ndikon që kryeministri Jorgos Kafantaris të japë dorëheqje. Njëkohësisht hapen fjalë se Pangallos kërkon të përmbysë qeverinë. Më 26 Qershor të 1925 Pangallos zgjidhet kryeministër i vendit, ku në qeverinë e tij mban postin e ministrit të Mbrojtjes. Në politikën e brendshme të vendit ai mbetet në histori për dy gjëra. E para është se ai urdhëroi policinë që tu ndaloj grave veshjen e fustanit jo më shume së 30 cm nga toka. Ai është u cilësua si një diktator, pasi sulmoi ashpër dhe ndoqi figura politike, komuniste dhe gazetare. Ndër të arrestuarit ishte edhe Jorgo Papandreu, kryeministri i mëvonshëm, babai i ish kryeministrit Andrea Papandreu dhe gjyshi i kryeministrit të sotëm Jorgo Papandreu. Gjatë qeverisjes së tij ndaloi me ligj daljen e gazetave Estia, Kathimerini, dhe Rizospasi. Ai kishte ndërtuar edhe një trup gjykate ku dënonte me vdekje kundërshtarët e tij. Ai arrestohet së bashku me 36 ushtarake të lartë dhe me dhëndrin e tij me 30 tetor më akuzën për grusht shteti ndaj kryeministrit Elftherios Venizelos, kur ky i fundit ndodhej në Turqi.

Aleksandër Korizi

Kryeministër i vendit, 29 Janar 1941- 18 Prill 1941

Lindi më 1885 në ishullin Poros.

Zgjidhet kryeministër menjëherë pas vdekjes se ish kryeministrit Joani Metaksa. Vinte nga një familje me origjinë arvanitase dhe ishte djali Jorgo Korizi deputet si dhe bashkiaku i ishullit Poros. Ka studiuar për drejtësi. Më 1921 emërohet drejtor i Bankës Kombëtare, ndërsa më 1929 themeloi Bankën Agrare. Kryeministri Joani Metaksa e emëron Ministër i Shërbimeve Sociale. Më 1939 emërohet President i Bankës Kombëtare të Greqisë. Më 6 prill të 1941, Korziz duke qëndruar besnik paraardhësit të tij, hodhi poshtë kërkesën e gjermanëve për largimin e forcave britanike nga Greqia, duke bëre që gjermanët të fillojnë sulmin e tyre ndaj vendit. Më 6 prill të 1941, Korziz dukë qëndruar besnik paraardhësit të tij, hodhi poshtë kërkesën e gjermanëve për largimin e forcave britanike nga Greqia, duke bërë që gjermanët të fillojnë sulmin e tyre ndaj vendit. Brenda dhjetë ditëve, Greqia ka filluar të bjerë dhe gjysma e vendit ishin tashmë në duart e pushtuesve gjermanë. Fundi i karrierës së tij është tepër tragjik.

Më 18 prill të 1941 ai merr pjesë në një takim të kabinetit të qeverisë së tij përball mbretit Jorgo në një atmosferë e tensione të larta. Më tu kthyer në shtëpi bën vetëvrasje me dy plumba në zemër.

Petro Bullgari

Kryeministër i vendit, 8 Prill 1945 – 17 Tetor 1945, (gjatë luftës civile në vend)

Lindi në ishullin e afërt të Hydras më 13 korrik të 1883, nga familje e njohur politike. Mbas vdekjes së të atit më 1855 vjen në Athinë, ku ndjek shkollën fillore, të mesme dhe shkollën e lartë ushtarake detare. Mbas mbarimit të shkollës së lartë emërohet drejtor i zyrës së ministrit detar. Në mars të 1943 kryeministri i asaj kohe e emëron ministër të Forcave Ajrore. Më 8 Prill të 1945 zgjidhet kryeministër Greqisë vetëm për një periudhë 6 mujore, në përpjekje për një unitet të përgjithshëm të forcave politike të vendit. Më 8 Tetor të 1945 jep dorëheqjen dhe i kthehet jetës së tij private si tregtar deri në çastet e fundit të jetës së tij. Vdes në spital më 26 Nëntor të 1957 në moshën 74 vjeçare.

Aleksandër. Diomidhi. Kyriakos

Kryeministër 30/06/1949-1/06/1950

Lindi në Athinë në vitin 1874.

Ai ishte nipi i Diomedës dhe bir i Nikolas. Studioi për drejtësi dhe ekonomi në Universitetin “Eimar” në Paris dhe diplomën e mbron në Universitetin e Berlinit.

Në vitin 1905 behët profesor në Universitetin e se Drejtës Administrative, në 1909 bëhet Prefekt i Atikës-Boeotia, në 1910 deputet i Partisë Liberale në Spetsës, 1912, ministri i Financave në 1918 Banka Kombëtare, 1922 Ministri i Financave, në vitin 1923 guvernatori i Bankës Kombëtare, në 1927 Guvernatori i Bankës së Greqisë.

Në 1949 ai u bë nënkryetar i Qeverisë. Më 30 qershor të 1949 – 1 qershor 1950 emërohet Kryeministër i qeverisë. Ai vdiq në Athinë në vitin 1951.

Presidentë të Greqisë

Theodhoros Pangallos

18.4.1926- 21.8.1926 vdiq më 1952 në Athinë

 

Pavllos Kunduriotis

1924-1926

1926-1929

Vdiq më 1935

Please follow and like us: