Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA – Një kompani bioteknologjike synon të ringjallë trurin e vdekur

Projekti i kompanisë amerikane quhet “ReAnima Project” dhe synon të provojë nëse është e mundur që të ringjallet truri i personave të vdekur, bën të ditur gazeta britanike “The Telegraph”.

 

SHBA - Një kompani bioteknologjike synon të ringjallë trurin e vdekur

Kompania në fjalë, e cila hulumton në fushën e biologjisë dhe teknologjisë, ka marrë dritën e gjelbër për projektin e saj të diskutueshëm: “Ringjallja”.

Prej disa muajsh në shqyrtim nga një komision etike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ky projekt kishte hasur në kundërshti të grupeve të ndryshme besimtare. Por komisioni i etikës ka vendosur së fundmi se nuk ka asgjë të papërshtatshme në këtë projekt.

Grupi shkencor, që do të merret me “ReAnima Project”, jep disa detaje mbi rrugët që do të përdoren për të ringjallur trurin. Saktësisht bëhet fjalë për një kombinim metodash, që nga injektimi i qelizave staminale në tru e deri te stimulimi i neuroneve me laser.

Siç parashikon projekti, vullnetarët duhet të jenë të deklaruar të vdekur dhe organet e tjera të tyre të mbahen të gjalla përmes pajisjeve, pra, vullnetarëve duhet t’u ketë vdekur vetëm truri.

Shkencëtarët besojnë se përmes qelizave staminale, “truri i ringjallur mund ta nisë jetën nga e para”, që nënkupton se personit do t’i duhet të mësojë gjithçka nga fillimi.

“Ky përfaqëson eksperimentin e parë të këtij lloji dhe një tjetër hap drejt përmbysjes përfundimtare të vdekjes në jetën tonë”, ka thënë dr. Ira Pastor, CEO i kompanisë “Bioquark Inc”.

Please follow and like us: