Albspirit

Media/News/Publishing

Interpol heq nga urdhërarresti ndërkombëtar kryeministrin e Kosovës

Ramush Haradinaj nuk është më në kërkim nga Interpol. Ministria e Drejtësisë në Kosovë konfirmoi për Express, se emri i kryeministrit është fshirë nga lista e personave të kërkuar për arrestim.

Kërkesa për pastrimin e figurës së kreut të qeverisë dhe disa personave të tjerë, ishte bërë 1 vit më parë nga policia e Kosovës.

Ndaj Ramush Haradinajt ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga ana e Serbisë, për krime lufte.

Ai u ndalua disa herë jashtë Kosovës për shkak të këtij urdhër-arresti. Hera e fundit ishte në Francë ku iu nënshtrua edhe njëj procesi gjyqësor.

Please follow and like us: