Albspirit

Media/News/Publishing

Ishte në “listën e zezë” të Ramës, emërohet kreu i ri i Hekurudhave

Ish-drejtoi i Hipotekës në Durrës, Ani Dyrmishi, është zgjedhur drejtori i ri i Hekurudhës Shqiptare. Vlen për t’u theksuar fakti që ky i fundit ishte pjesë e “listës së zezë” se kryeministrit Rama, të personave për të cilët thuhej se kishte pasur ankesa nga qytetarët.

Ky është rasti i dytë që një ish-zyrtar që ka qenë pjesë e listës së zezë me 101 persona emërohet në një post të rëndësishëm. Më parë ka qenë ish-drejtoresha e Spitalit të Vlorës që mori një detyrë të rëndësishme në bashkinë e qytetit bregdetar.

Durmishi ishte në garë për administrator të UAMD-së, bashkë me Gerald Cakën dhe Ulpjan Hotin. Ai zëvendëson në këtë post ish-drejtorin që vinte nga radhët e LSI-së, Ilir Dashi.

Please follow and like us: