Macron: Trump mund të shpallë Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit
Presidenti francez Emmanuel Macron ka shprehur shqetësimin se Donald Trump mund të njohë në mënyrë të njëanshme Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.
Çdo vendim mbi statusin e qytetit të kontestuar duhet të jetë “brenda kornizës së negociatave midis izraelitëve dhe palestinezëve”, u shpreh Macron.
Paralajmërime të ngjashme erdhën nga një numër i amdh kombesh arabe dhe myslimane.
Raportet mediatike sygjerojnë se presidenti amerikan do të njohë këtë javë Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit.
Presidenti Macron telefonoi homologun e tij amerikan për t’i shprehur shqetësimin, njoftoi qeveria franceze.
Shtëpia e Bardhë bëri të ditur ndërkohë se Trump pritet të vonojë zhvendosjen e ambasadës nga Tel Avivi në Jeruzalem.
Please follow and like us: