Rumania përshëndet vendimin e Trump për Jeruzalemin si një sinjal të qartë
Ministri rumun i Punëve të Jashtme, Teodor Melescanu përshëndeti sot vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, njoftoi agjencia e lajmeve “Mediafax”.
“Vendimi i shpallur në Shtetet e Bashkuara është, për mendimin tim, një element inkurajues, sepse presidenti Trump ka dhënë një sinjal të qartë… mbi qëllimet e SHBA-së për të gjetur një zgjidhje”, tha Melescanu duke iu përgjigjur pyetjes së një reporteri.
“Rumania vazhdon të mbështesë krijimin e dy shteteve, Izralit dhe Palestinës”, shtoi ai.
Please follow and like us: