Albspirit

Media/News/Publishing

17 oligarkët e Europës Lindore, ja shqiptari në listë

Sa herë kemi dëgjuar që të flitet për oligarkët dhe ndikimin e tyre në jetën politike e ekonomike të vendit tonë.

Termin ‘oligark’ e përdor gjithkush, sa herë del në opozitë. Por pavarësisht spekulimeve që ndezin më shumë teori konspirative, një listë oligarkësh ka nisur të qarkullojë online.

Ajo tregon 17 oligarkët më të rëndësishëm, që i japin formë Europës Lindore.

Lista është përgatitur nga N-Ost, një organizatë joqeveritare me qendër në Berlin, e cila publikon artikuj për Europën Lindore.

Mes tyre është vetëm një shqiptar nga Kosova. Ai quhet Blerim Devolli.

Nga Shqipëria nuk ka asnjë emër.

“Blerim Devolli është vetëm 45 vjeç, por lirisht mund të quhet oligarku i politikës. Ka lindur në Pejë dhe ka në pronësi kompaninë Devolli Grup që ka nisur në vitin 1990 si një biznes i vogël i babait të tij, kur Kosova ishte nën sundimin e Slobodan Milosheviç. Që prej atëherë, Blerimi dhe vëllai më i vogël, Shkëlqimi, kanë ngritur aktivitetin ekonomik që nga blerja e miellit tek industria e birrës, që nga importi i makinave tek terminalet doganore, që nga privatizimi i fabrikave të vjetra tek importi i kafesë. Gjatë fushatës zgjedhore, kompanitë e Devollit janë donatorë që thuajse çdo partie politike kosovare, por lidhjet më të forta i kanë me PDK-në, partinë e presidentit Thaçi. Devolli ka në pronësi një jaht, që markon në brigjet e Malit të Zi, në pronësi të Milo Gjukanoviç”, shkruan gazetari investigativ kosovar, Visar Duriçi.

 

Lista e oligarkëve

Gagik Tsarukyan- Gjeorgjia

Anar Mammadov- Azerbajxhan

Nijaz Hastor- Bosnja

Delyan Peevski- Bullgaria

Bidzina Ivanishvili- Gjeorgjia

Lorinc Meszaros- Hungaria

Blerim Devolli- Kosova

Aivars Lembergs- Letonia

Jordan Kamchev- Maqedonia

Vladimir Plahotniuc- Moldavia

Milo Gjukanoviç- Mali i Zi

Dan Voiculescu- Rumania

Alisher Usmanov- Rusia

Miroslav Miskovic- Serbia

Bojan Petan- Sllovenia

Rinat Akhmetov- Ukraina

Please follow and like us: