Artistët e mëdhenj, në fotot e fëmijërisë
Monika Lubonja drejtoresha e Qëndrës Kulturore për Fëmijë, në prag të 70-të vjetorit të kësaj qendre ka publikuar një mori fotosh ndër vite, ku spikasin foto të këngëtarëve të njohur kur ishin ende fëmijë.
“Të gjithë e njohim Irma Libohoven Inva Mulën, Ardit Gjebrean, David Tukiçi, Zana Çelën, e shumë e shumë figura të tjera të skenës shqiptare që dolën nga ky pallat, që më vonë shumë prej tyre u ngjitën dhe në skenat botërore.
Të gjithë e kanë një të përbashkët, kanë qenë pjesë e ish Pallatit të Pionerit, sot Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë.
A keni kureshtje t’i njihni ata në interpretimet e tyre te para kur këndonin fëmijë? Ju presim te Festojmë 70 vjetorin e Qendrës Kulturore të Fëmijëve, ditën e Dielë, ora 19:00 në sallën e Universitetit të Arteve”, shkruan Lubonja.