Bledian Koka: Nje dite si kjo…
Nje dite si kjo…
Une nuk e njoh Arta Markun, por njoh Tik Lallen, Ina Ramen, Dhor Sollakun, Ben Rakipin, Alush Dragoshin, Maks Haxhine. Njoh menyren e zgjedhjes se tyre permes pazarit politik, permes emerimit pa konsensus dhe me vullnet personal, por kurre ne asnje rast procesi i zgjedhjes se Kryeprokurorit te Pergjithshem nuk eshte bere jashte kuadrit te Kushtetutes. Ne nje parlament te tille, me nje shumice te dhunshme, te papergjegjshme, nje opozite nuk duhet te qendroje me asnje minute. Dhe akoma me shume propozimi i Sali Berishes eshte i vetmi qendrim qe duhet te mbahet nga opozita. Djegia e mandatave ne kete pike eshte domosdoshmeri jetike per demokracine qe po jep shpirt, cdo aksion tjeter “sipas vullnetit te qytetareve” eshte thjeshte nje zbythje me stil ne cepin e kolltukut te deputetutit, aty ku i vetmi interes qe te aty te figurojne edhe deputetet e opozites eshte ai i Edi Rames.
p.s…Une e kam bindje qe Lul Basha nuk ka per ta bere nje gje te tille sepse nga nje njeri qe ngre gishtat e triumfin ne diten e deshtimit te tij te rradhes, nuk mund te presesh asgje…