Albspirit

Media/News/Publishing

BE: Dënojmë dhunën, tregoni lidership dhe përgjegjësi

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka dënuar me forcë dhunën gjatë protestës së opozitës një ditë më parë.

“BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare. Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së”, thuhet në reagimin e BE.

Please follow and like us: