Albspirit

Media/News/Publishing

Rezoluta anti-Trump, ambasadorja e SHBA: Do ta vendosim ambasadën tonë në Jerusalem

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara Nikki Haley përsëriti vendosmërinë e SHBA për të zhvendosur ambasadën e vendit të saj në Jeruzalem. Ajo i bëri komentet në seancën urgjente të Asamblesë së Përgjithshme, e cila shqyrtoi rezolutën në fjalë.

Në fjalimin që mbajti në seancën e sotme, Ambasadorja Haley tha se Shtetet e Bashkuara janë kontribuesja më e madhe e Kombeve të Bashkuara, shumë më e madhe se vendet e tjera dhe se kjo duhet të respektohet nga të tjerët.

“Ne do t’jua themi ndershmërisht: kur ne japim kontribute zemërgjera për Kombet e Bashkuara, ne kemi gjithashtu shpresën legjitime se dëshira jonë e mirë do të njihet dhe do të respektohet,” tha ajo.

Zonja Haley ritheksoi se Amerika do ta vendosë ambasadën e saj në Jerusalem. “Kjo është ajo që na kërkon populli amerikan dhe është veprimi i drejtë që duhet bërë”, tha zonja Haley.

Please follow and like us: