Albspirit

Media/News/Publishing

Tritan Shehu: Digjni fotot e kryeministrit dhe jo flamurin e Francës

 

Vdekja e Florenc Beqirajt shkaktoi një valë reagimesh, ndërsa në qytete të ndryshme të vendit grupe të rinjsh kanë djegur edhe flamurin francez në shenjë proteste. Edhe deputeti i PD Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me vdekjen e 23-vjeçarit, Florenc Beqiraj, në Francë. Por përmes një komenti në rrjetet sociale, Shehu shkruan se duhen djegur fotot e Kryeministrit Edi Rama dhe jo flamuri i Francës.
“Duhen djegur fotot e Kryeministrit e Ministrave tanë, jo Flamuri i Francës mike e demokratike! Një ngushëllim i thellë për humbjen e jetës së re të Florencit! Shkaku duhet kërkuar te gjendja e rëndë ekonomike e sociale në vend, te humbja e shpresës për të ardhmen. Janë me qindra mijëra pjesë e këtij eksodi masiv shqiptar, më shume se në fillim të viteve 90-të. Shkaku është keq qeverisja në Shqipëri, korrupsioni, droga e krimi që mbulojnë vendin. Në qoftë se në Francë dikush ka vepruar në kundërshtim me ligjin apo të drejtat universale, pa asnjë dyshim e vërteta do të zbardhet. Fatkeqësisht kjo rëndom nuk ndodh te ne”, shkruan në “Facebook” Tritan Shehu.

Please follow and like us: