Albspirit

Media/News/Publishing

Vdekja e Florenc Beqirajt/Shpërthen Erion Kristo: O Edi Rama o turist, do ju heqim tubat dhe do ua fusim…

Erion Kristo, përfaqësues i shoqërisë civile, ka reaguar ashpër ndaj vdekjes së Florenc Beqirit në Francë. Në protestën e mbajtur në Tiranë, Kristo ka dhënë një mesazh të fortë dhe të qartë ndaj Kryeministrit dhe çdo zyrtari që paguhet me taksat e shqiptarëve.

“O Edi Rama, o artist, o turist  a do bëhesh kryeministër ti apo jo? Lëri ekspozitat dhe citjanet e kujdesu për shqiptaret se po vdesin kamionave, po hidhen nga tragetet, po vdesin maleve e spitaleve…po vdesin rrugëve, po vdesin në det, po vdesin në lumë.

Ku janë ata shqiptarët tifozë që rrihen për skuadrat e futbollit, ku janë tifozët e Partizanit e të Tiranës, ku janë ata shqiptarë që të shajnë nga robt e shpisë po u shave Palestinën?

Zyrtarët tanë që paguhen me taksat tuaja kërkojnë nga bota që të mbajnë qëndrim ndaj nesh, pra që të na heqin tubin, por tubin do ua heqim ne juve dhe do ua fusim, e dini vetë ju se ku…”, tha Erion Kristo.

Please follow and like us: