Dy ditë pasi u zhduk, studentja gjendet e vdekur
Një studente ruse u mbyt deri në vdekje dhe trupi i saj lakuriq u hodh në xhunglën siberiane. Kristina Prikhodko ishte përgjigjur në një shpalljeje në internet për “kujdestare”, ndërsa policia beson se ajo është shfrytëzuar nga burrat që kërkojnë seks. 19 vjeçarja ishte zhdukur dy ditë përpara se trupi i saj të zbulohej në një pyll afër qytetit më të madh të Siberisë.
Policët thonë se ajo ishte sulmuar seksualisht, ndërsa janë arrestuar dy burra, të moshës 28 vjeçare në dyshimin e vrasjes. Ata paralajmëruan gjithashtu për burrat që përdorin reklama për të joshur gratë e reja për seks nën pretendime të rreme.
Trupi i saj i pajetë dhe pa rroba, por i mbështjellë u gjend brenda një qesje në një tokë të mbuluar me dëborë pranë një rezervuari në Ob, lumi prani qyteti Novosibirsk. Burrat u pyetën për sulmin e dyshuar seksual dhe vrasjen.