Albspirit

Media/News/Publishing

Kina mbyll 3000 portale

Kina ka mbyllur më shumë se 3000 website që nga fillimi i vitit 2015 për thyerjen e ligjeve apo rregullave të tjera.

Shumica e popullsisë mbështet përpjekjet e qeverisë për të pastruar hapësirën kibernetike, raportoi të dielën (24 dhjetor) agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. Qeveria ka rritur kontrollet në internet që kur presidenti Xi Jinping mori pushtetin pesë vite më parë.

Kritikët thonë se kjo është një përpjekje për të kufizuar lirinë e fjalës dhe për të parandaluar kritikat e Partisë Komuniste në pushtet. Qeveria u shpreh se rregullat  vendosura ndaj internetit kanë për qëllim sigurinë kombëtare, stabilitetin shoqëror dhe parandalimin e përhapjes së pornografisë si edhe materialeve me përmbajtje dhune.

Nga mbyllja e 3000 website-ve, janë mbyllur edhe 10 milionë llogari në faqet e internetit.

“Siguria e internetit ka të bëjë me qëndrimin afatgjatë të partisë në pushtet, paqen dhe stabilitetin afatgjatë të vendit, zhvillimin socio-ekonomik dhe interesat personale të njerëzve,” tha Xinhua. “Më shumë se 90 % të anketuar mbështetën përpjekjet e qeverisë për të menaxhuar internetin dhe 63.5 % besonin se në vitet e fundit ka pasur një reduktim të dukshëm në përmbajtjen e dëmshme online”.

Please follow and like us: