Albspirit

Media/News/Publishing

Doktori simpatik kërkon shtëpi me qera, ‘çmenden’ vajzat në rrjetet sociale

Rehan Munir është një djalë nga Pakistani që kërkon të gjejë një shtëpi me qera pasi do të shperngulet në New York. Pasi publikoi një shkrim në Gipsy Housing, pati reagime të menjëhershme nga vajzat të cilat ishin të gatshme që ta merrnin edhe në shtëpinë e tyre. “Përshëndetje të gjithëve! Unë jam Rehan dhe po kërkoj një shtëpi  në anën e sipërme lindore ose perëndimore, ose Manhattan. Kam ndërmend të shpërngulem në 20korrik dhe të qëndroj deri me 30 gusht. Cmimi që unë ofroj është rreth 800 dollarë me disa kërkesa. Pak rreth vetes time: Jam 26 vjec dhe jam me profesion doktor prandaj do të jem në spitalin Mount Sinai Heart gjatë gushtit. Jam profesionist, i shoqërueshëm dhe njeri i qetë. Mbi të gjitha, higjiena është një nga prioritetet e mia. Ju lutem më lajmëroni për cdo gjë, Faleminderit!” – shkruajti ai në Facebook. Ai punonte gjatë kohës së lirë si model, prandaj pati tërheqjen e shumë vajzave prej pamjes së tij, të cilat komentonin se mund të jetonte me to edhe pa paguar. Kishte reagime nga më të cuditshmet duke shkruajtur edhe propozime për martesë. Ky rast mori vëmendjen e disa prej mediave më prestigjoze si Huffington Post.

Please follow and like us: