Fshati që kremton 89-vjetorin e daljes lakuriq
Në fshatin Spielplatz të Hertfordshire (Britani) ekziston një komunitet që nuk bën një jetë si gjithë të tjerët. Ata kanë plot 89 vite që vërdallisen nudo. Mes tyre është edhe një i moshuar, babai i të cilit e ka themeluar këtë komunitet të pazakontë në vitin e largët 1929.
“Të gjithë ne bëjmë një jetë normale dhe jemi me fat që jetojmë në këtë vend të jashtëzakonshëm”, thotë Iseult Richardson për ‘Daily Mirror’.
Një grua e cila kishte një shenjë operacioni në bark, kapërceu komplekset për trupin e saj kur bashkëshorti e solli në Spielplatz. Pasi i pëlqeu eksperienca në këtë fshat, Tina Yates vendosi të jetonte përgjithmonë aty.