Albspirit

Media/News/Publishing

Trump e quan Iranin “shtetin numër 1 të terrorit”

 

Demonstratat në Iran janë shtrirë në disa qytete të vendit. Sipas qeverisë, protestat “janë frymëzuar nga armiqtë e Iranit”. Presidenti amerikan Trump në një postim në Twitter shkruan se “Irani po bie në të gjitha nivelet pavarësisht paktit të tmerrshëm me admnistratën Obama”. “Populli i madh iranian po shtypet prej vitesh. Pasuria e Iranit po grabitet. Njerëzit janë të uritur për ushqim dhe liri. Koha për ndryshim” – shkruan Trump. Në një tjetër postim pas përhapjes së lajmit për bllokimin e rrjeteve sociale Trump shkruan: “Shteti numër 1 i terrorit ka mbyllur internetin që manifestuesit paqësorë të mos munden të komunikojnë”.

Please follow and like us: