Video +18/Parada ndërkombëtare e çiklistëve
Për të shtatin vit rresht mijëra të rinj nga Selaniku, qytetet e tjera të Greqisë, si dhe nga shumë vende të tjera të botës, kanë marrë pjesë në Paradën Internacionale të Çiklistëve të Zhveshur. Duke zgjedhur këtë mënyrë simbolike të protestës, ata kanë dashur të sensibilizojnë opinionin publik dhe qeveritë për ndotjen e ambientit nga lëvizja e makinave, duke kërkuar njëkohësisht krijimin e kushteve për qarkullimin e biçikletave në metropolet e mëdha.
Pasi janë mbledhur në parkun para bashkisë së qytetit, ata kanë hequr rrobat dhe kanë shkruar mbi trupat e tyre parrulla me anë të të cilave iu kanë bërë thirrje qytetarëve të përdorin biçiketën si mjetin më ekologjik, më praktik, më të parrezikshëm për jetën dhe më të shëndetshëm në qarkullimin e tyre të përditshëm.
Ata gjithashtu kanë kërkuar rritjen e ambienteve të blerta, të parqeve, pedonaleve, kthimin e repartave ushtarake brenda qytetit në lulishte, ndalimin e qarkullimit të automjeteve në qendër të Selanikut.
Më pas rreth 4.000 aktivistët pjesëmarrës kanë marrë biçikletat dhe janë derdhur në rrugët e qytetit për më shumë se dy orë, duke krijuar një atmosferë të gëzueshme./TCH/