Albspirit

Media/News/Publishing

Zaev i kërkon Tsipras një zgjidhje për emrin e Maqedonisë

Kryeministri i Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev, në një bisedë telefonike me homologun e tij grek Aleksis Tsipras, ka shprehur optimizmin e tij se brenda vitit 2018 do të ketë një zgjidhje për çështjen e emrit dhe pas këtij zhvillimi, fqinji verior i Greqisë do të mund të bëhet anëtar i NATO-s dhe të fillojë negociatat për integrimin e tij në BE.

Zoran Zaev ka shprehur vendosmërinë e vendit të tij që të hyjë në negociata substanciale me Greqinë, në këtë 6-mujor për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për emrin, duke theksuar se për këtë duhet edhe gatishmëria e palës greke.
Ai ka shtuar gjithashtu se vizita e tij në Selanik për të festuar Vitin e Ri, ishte një mesazh që tregon se politikanët janë ata që duhet të hapin dyert e mbyllura në mënyrë që qytetarët të mund të komunikojnë dhe të bashkëpunojnë më mirë me njëri-tjetrin, duke braktisur paragjykimet.

Please follow and like us: