Albspirit

Media/News/Publishing

Përgjuesja në zyrën e Tahirit, Berisha: Për një javë rresht janë fshirë të gjitha videot

Ish-kryeministri Berisha që foli i pari në datën 20 maj për një përgjues në zyrën e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar sërish sot pas publikimit të lajmit se zyrtarisht Ministria e Brendshme ka bërë kallëzim penal në prokurori për një pajisje të tillë, duke pranuar ekzistencën e saj.

Por Berisha thotë se Tahiri e dërgoi përgjuesin në prokurori pasi për një javë rresht fshiu dhe manipuloi videot e regjistruara në zyrën e tij. Këtë informacion ish-kryeministri e ka nga ai që e quan “oficeri dixhital”.

Më poshtë postimi i plotë i Berishës.

Oficeri dixhital informon:

Saje qorri dregoi sot ne prokurori pasi per 1 jave rrjesht fshiu dhe manipuloi te gjithe videot e rregjistruara ne “Çimken” qe i kishin vendosur ne zyre. Me kete rast i bej thirrje prokurorit te pergjithshem te kontraktoje per ekspertize kompanine me te fuqishme te fushes per te rikuperuar te gjithe pamjet e regjistruara ne zyren e Saje qorrit, te cilat do t’u provonje shqiptareve serine e skandaleve ne zyren e tij, disa prej te cilave sipas oficerit dixhital jane aq te felliqura saqe Xhelili i bashkise duket lule ne krahasim me histerikun e ministrise! 

Please follow and like us: