Demostrim i njerëzve të zemëruar në Tabriz në ditën e nëntë të kryengritjes
Në ditën e nëntë të kryengritjes, banorët e Tabrizit e kthyen ndeshjen e futbollit mes ekipit të Tabriz Tractorsazi dhe ekipit të Teheranit Esteqlal, i cili u mbajt në stadiumin Sahand të Tabrizit, në vendin e shprehjes së urrejtjes kundër regjimit të mullahëve. Gjatë ndeshjes, turma në stadium këndonte: “Turp të kesh Khameini, Lëre vendin”, “Horra, horra, Bassiji frikacakë”, “Jo Gaza, jo Libani, jeta ime (vetëm) për Iranin”. gjithashtu këndonin slogane në turqisht si “Azerbajxhanasit nuk e pranojnë poshtërim”.
Regjimi i mullahëve e ndërpreu internetin brenda stadiumit. Radio-televizioni i regjimit, i cili transmetoi ndeshjen, e ndali transmetimin e drejtpërdrejtë kur njerëzit këndonin slloganet. Duke hedhur granata tymi, të rinjtë protestuan kundër TV për mos transmetimin e zërit të tyre.
Kur po ktheheshin nga stadiumi, njerëzit thërrisnin “Vdekje Khameneit”. Policia anti-trazira kishte vendosur kamiona për hedhje uji në rrugën e tyre dhe një helikopter fluturonte vazhdimisht mbi njerëzit që dilnin nga stadiumi.