Provokimi i stjuardesave me mini
Kompania e fluturimeve “Skymark” në Japoni, ka përfunduar nën akuzë pasi prezantoi uniformat e reja të stjuardesave. Mini-veshje në ngjyrë blu që, sipas sindikatave, inkurajojnë sjellje seksiste. Taka të larta dhe funde disa pëllëmbë mbi gju, nuk janë të përshtatshme për të përballuar avaritë dhe manovrat e rrezikshme në fluturim. Drejtues të kompanisë i janë përgjigjur kritikave duke pohuar se veshjet e reja do të përdoren gjatë promovimit të blerjes së disa avionëve.
Please follow and like us: