Komunistët rusë nuk duan Di Caprion për rolin e Leninit
Komunistët rusë nuk duan Di Caprion për rolin e Leninit duke e cilësuar si provokim që mund të nxisë protesta
Fakti që Leonardo DiCaprios i është ofruar roli i Leninit ka inatosur komunistët rusë.
“The Indipendent” shkruan se zëdhënësi i Partisë Komuniste ka deklaruar se një rol për Di Caprion do të provokonte protesta.
Megjithëse gjyshja e tij ka qenë ruse, pasi një zëdhënës i produksionit filmik ka shprehur interesin e një studioje prej ngjashmërisë fizike mes Leninit dhe Di Caprios, komunistët dolën kundër. Ata madje kërcënojnë me bllokadë ndaj studios filmike nëse merret aktori amerikan.
Duke folur për agjencinë RIA Novosti zyra e partisë në St Petersburgut ka deklaruar se i ka dërguar letër studios “LeninFilm” ku i shprehet se marrja në kast e DiCaprios do provokojë protesta: “Ne do të kërkojmë mosbindje civile në hyrje të studios filmike. Thjesht nuk do t’i lëmë ata të futen”, tha Sergey Malinkovich. “Duhet të gjejnë një aktor rus”,-shtoi ai.