Video/Doktoresha grushton taksistin dhe merr 7 milionë klikime
Mjekes që i publikuan videon në YouTube e kanë hequr nga puna. Doktoresha u turpërua publikisht pas videos duke i gjuajtur një taksisti natën vonë kur ajo ishte tapë. Incidenti i famshëm ka marrë 7 milionë klikime. Një zëdhënëse ka dhënë deklaratë që doktoresha Anjali Ramkisson është pezulluar. “Ajo ka të drejtë të apelojë për këtë vendim,” thuhej në deklaratë. “Nuk ka absolutisht asnjë justifikim për veprimet e mia,” tha ajo në një intervistë e përlotur. “Më vjen turp. Unë kam lënduar shumë njerëz”. Ajo e mbylli rrëfimin e saj duke thënë se do të donte të kthente kohën pas.
Please follow and like us: