Skandal i ushtrisë: Femrat urdhërohen të zhvishen dhe më pas fotografohen
Disa mjekë ushtarakë kanë shkaktuar zemërim pasi kishin shpërndarë fotografi të disa femrave aplikante për në kolegjin ushtarak, të cilat shiheshin vetëm me të brendshme teksa po iu bëheshin disa ekzaminime zyrtare mjekësore.
Njëri prej mjekëve është pezulluar dhe dy të tjerë janë ende nën hetim pasi pamjet u realizuan në kolegjin ushtarak të kombit në Palomar, Argjentinë. Vajzat e fotografuara ishin aplikante duke shpresuar që t’i bashkoheshin shkollës. Atyre iu kërkua që të mbeteshin vetëm me të brendshme për kontrollim mjekësor nga mjekët, shkruan Dailystar. Dy nga pamjet shfaqin vajzat e reja, që të dyja duke aplikuar për infermiere, të fotografuara nga mbrapa. Pasi ky skandal u bë shumë i madh sekretari gjeneral i ushtrisë u përgjigj publikisht për këtë ngjarje. Ai u dërgoi një deklaratë mediave duke thënë se rasti është duke u hetuar dhe se përgjegjësit do të dënohen.