Gazetarja e thashethemeve shkakton skandal, ndan dy deputetë nga bashkëshortet
Martesa e dy deputetëve po shkon drejt fundit, pasi u zbulua se ata kishin një aferë seksuale me të njëjtën gazetare. Serena Cowdy, 36 vjeç, reportere e parlamentit britanik, është në qendër të një trekëndëshi dashurie me deputetët e Partisë Nacionaliste Skoceze, Stewart Hosie, 53 vjeç dhe Angus MacNeil, 45 vjeç. Hosie është nënkryetar i partisë. Ai tha të dielën se po ndahet nga e shoqja, Shona Robison, 45 vjeç, po ashtu anëtare e partisë. Si gazetare, Cowdy ka qenë gjithmonë e interesuar për thashethemet politike, intrigat dhe përplasjet. Tashmë ajo ndodhet vetë në mes të një diçkaje të tillë.
Please follow and like us: