Albspirit

Media/News/Publishing

Problemi i mizogjinisë i regjimit iranian

NCRI – Nga të gjitha trajtimet mediatike që mbulojnë protestat kundër regjimit iranian që kanë filluar prej më shumë se një jave, disa nga më të fuqishmet janë ato të grave të zakonshme iraniane që sfidojnë ligjet seksiste të regjimit, ndërsa protestojnë ndaj regjimit në tërësi.

Disa foto dhe video që janë duke u shpërndarë gjerësisht në mediat sociale – nga iranianët që ende kanë qasje në internet pasi regjimi ka vënë kufizime të mëdha mbi të për të ndaluar komunikimin midis protestuesve dhe botës së jashtme – tregojnë gra të guximshme që heqin hixhabin për të protestuar për kodet mizogjine të regjimit mbi veshjen, ndërsa të tjera tregojnë një grua që ngre grushtin në ajër, pasi ka ecur nëpër një re gazi lotsjellës.

Është veçanërisht e rëndësishme që gratë po marrin pjesë në këto protesta, sepse regjimi i kufizon rreptësisht të drejtat e grave në pothuajse të gjitha fushë të jetës, nga punësimi në arsimin e deri në argëtim. Në fakt, regjimi është i pesti nga fundi në termat e barazisë gjinore në Raportin e fundit Global mbi Hendekun Gjinor nga Forumi Ekonomik Botëror.

Please follow and like us: