Albspirit

Media/News/Publishing

Nderohet me çmim Ciçaku, por i varen pantallonat në fund të këmbëve gjatë ceremonisë

Kanë bërë xhiron e botës fotot e një ceremonie të mbajtur në Kroaci ku aktivist për të drejtat e njeriut, Ivan Zvonimir Cicak do të merrte një çmim për punën e tij. E megjithatë këtë ditë ai nuk do ta mbajë në mend për çmimin sesa për një gjest mjaft komik. Teksa merrte një çmim nga presidentja e vendit, Kolinda Grabar-Kitarovic, atij i kanë rënë pantallonat. Për fat të mirë, çmimi ishte goxha “i madh” sa të mbulonte Zvonimirin derisa të ngrinte pantallonat. Dhe zonja Presidente, i hodhi vetëm një vështrim të shpejtë zotit Cicak që u gjend pa pantallona përpara kamerave dhe aparateve fotografikë, një buzëqeshje thuajse inkurajuese kur ai nisi të tërheqë larg dhe e ndihmoi të mbante çmimin për t’ia lehtësuar punën.

Please follow and like us: