Albspirit

Media/News/Publishing

Spartak Ngjela: Kush janë të mërzitur nga forcimi i Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor?

 

Tre aspektesh janë sot ata që dallojnë të jenë të mërzitur nga forcimi i Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor, në funksion të aleancës shqiptaro-amerikane:

Të korruptuarit brenda Shqipërisë
Antishqiptarët; dhe
Pushtuesit e territoreve shqiptare.

l.
Sot shihet qartë se që të tre grupet janë të lidhur në interesa vulgare dhe herë-herë shpërthejnë me gënjshtra frike, që nuk arrijnë ta kuptojnë se shpejt do të bëhen objekt talljeje.

Më qesharakë dallojnë të jenë të korruptuarit dhe antishqiptarët.

Të korruptuarit sot nuk po punojnë: ministra; ish ministra drejtorë të lartë e ish drejtorë, gjithë ditën mendojnë se si të fshehin paratë e vjedhja.

Dhe janë në konfuzion tërësor: ku t’i ruajmë? thonë; nëpër banka, po ku, në cilën bankë? Të gjithë vinë vërdallë: ca shohin me shpresë te revolta e Bashës dhe Saliut e Monikës; të tjerët te Rama, semos ky gjen ndonjë vrimë në Stamboll apo në Moskë; por ka nga ata që po presin një përplasje të nxehtë botërore.

Janë krejt të paditur; po të kishin pak njohuri për historinë e shtetit, nuk do të binin në këtë gjendje, nga e cila nuk do të dalin dot.

Si rregull, të gjithë korrupsionet shtetërorë që historikisht janë goditur në të gjitha shtetet europianë, që nga Anglia e Shekillit të Nëntëmbëdhjetë e deri të Italia e viteve 90′ të Shekullit që kaloi, janë shkatërruar, pasi pellgu i madh i korrupsionit shtetëror kishte pushtuar të gjithë institucionet dhe revolta popullore mund ta çonte gjendjen në revolucion.

Të gjitha korrupsionet shtetërorë në përmasa të mëdha, çojnë në përmbysje të dhunshme, por, edhe Anglia që ishte e para në Perëndim, edhe Italia që ishte e fundit, korrupsionin gjigand e mundën me Reformë. Në fakt reforma italiane thuajse dështoi; kurse reformat e tjera të Vendeve të Ulta; reformat e Vendevev Nordike dhe ajo franceze, e mbyllën çështjen e korrupsionit që në dhjetë vjetshin e parë të Shekullit të XX-të.

Po Reforma shqiptare?

Kjo ndodhi edhe këtu: korrupsioni shtetëror masiv duhej fshirë me një Reformë në Drejtësi, e cila do të sjellë reformën institucionale më pas.

Por të katër aspektet e përmendur më lart janë kundër Reformës në Drejtësi.

Ata dallojnë se pikërisht për këtë kanë koneksion veprimesh që vinë nga i njëjti ankth që i ka pushtuar.
Janë të bashkuar sidomos antishqiptarët dhe fqinjët pushtues territoresh shqiptare; por këta të dytët janë në korelacion edhe me korrupsionin e lartë shqiptar, se mendojnë ta shpëtojnë atë për interesat e tyre. Siç kanë bërë në një shekull.

Këta fqinjë që kanë urryer historinë mijëra vjeçare të shqiptarëve, por bashkë edhe me antishqiptarët si frymë, kanën100 vjet që përmendin duke klithur se Skënderbeu nuk ekziston, se Skënderbeu nuk është shqiptar; se shqiptarët janë turq; e turli pavërtetash të tjera me të cilat sot tallen eruditët e Perëndimit.

ll.
Të gjithë veglat e Beogradit, Athinës dhe Stambollit, në kor janë hedhur kundër Gjergj Kastriot Skënderbeut, dhe sa nuk thonë se nuk ka pasur dhe nuk ka fare shqiptarë. Por shumë prej tyre janë të ardhur këtu, dhe e dinë ose e ndiejnë këtë.

Po pse, Gjergj Kastrioti si figurë ka nevojë edhe për injorancën patologjike që ta njohë historia, kur vetëm sheshe janë në Perëndim përmbi pesëdhjetë me gjithë bustin apo monumentin e tij?
Janë për t’iu qarë hallin. Ka mbi dhjetë mijë vjet që qentë i lehin hënës, e hëna qesh me ta.
Edhe këta qesharakë janë.

Kryesorja janë njerëz të mangët nga fantazia; dhe kjo i ka zhytur dhe janë kundër qytetërimit amerikan. Por janë hedhur kundër shqiptarëve se janë në delir, dhe iu duket sikur shqiptarët nuk po u japin vendin e lartë që meritojnë.

Nuk e nxjerrin dot mllefin me Amerikën; dhe kërkojnë të fyejnë shqiptarët, pse po i përkrah tani kaq shumë politika amerikane. Hajde, Hajde! Prisni se do të shihni tetë milionë shqiptarë të bashkuar.

Duroni! Se kjo është më e mira rrugë. Janë 68 mijë km2 në lojë drejt Shqipërisë dhe, mirë grekët e serbët që janë të shqetësuar nga e vërteta për shqiptarët; po këta që jetojnë këtu mirë, çfarë kanë? Se jashtë Shqipërisë, këta do të ishin nëpër strehënat farfnorë – e pra, këta çfarë kanë?

Por gjithkush që nuk e do zhvillimin modern të Shqipërisë duhet të durojë se do të ketë
zhvillime cilësore në këto kohë, sidomos ardhja në Shqipëri e atyre që priten të vinë: harvardasve; e atyre shqiptarëve që kanë mbaruar në Jell, në London School of Economics e në universitete të tjerë prestigjozë perëndimorë, dhe, sidomos, ardhja në Shqipëri e menaxherëve shqiptarë që punojnë në institucione të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara, do t’i mërzisë të tre regjistrat që përmendëm më lart.

Ardhja e Shqiptarëve nga Perëndimi do të jetë kushti i madh i bllokimit të injorancës në pushtet. Dhe kjo duhet të jetë skema amerikane, dhe kjo është në fakt. Se janë dhjetra e dhejtra ata që janë përzgjedhur deri tani realisht drejt e po presin të vinë për të implementuar Reformën Shqiptare.

Të gjithë të korruptuarit kur do largohen nga ligji do sjellin çlirimin e shqiptarëve si shoqëri. Por, drejtuesit e nivelit që do të formojnë qeverinë antikorrupsion, do të ngulin në Shqipëri intelektualizmin e luftuar në këta 27 vjet nga Berisha, Nanoja, Meta dhe Edi Rama.

Ardhja e tyre sipas skemës amerikanë do të sjellë në Shqipëri shpalljen e falimentimit të antiintelektualizmit shqiptar që mund të thuhet se filloi me Enver Hoxhen; vazhdoi me Sali Berishën dhe përfundoi me Edi Ramën.

Please follow and like us: