Hueyda El Said u jep çantave një ‘jetë të dytë’
Hueyda El Said show girl-i i njohur shqiptar, ka vendosur t’i japë një ‘jetë të dytë’ të gjithë aksesorëve të saj. Çantat “vintage” të saj apo nënës së saj, Hueyda prej më shumë se një viti, i ka kthyer përsëri në përdorim por këtë herë duke pikturuar mbi to. Përveçse balerinë, prezantuese, këngëtare, etj Hueyda për më shumë se dy vjet ka krijuar një sërë pikturash, të cilat i ka prezantuar edhe në ekspozita në Paris e Luksemburg. Ato janë shitur në Francë. Luanda, Suedi, e në shumë vende të tjera të botës. Hueyda thotë për mediat se të gjithë ata që nuk mund ti blejnë dot pikturat e saj, mund t’i gjejnë ato në çanta apo edhe në koleksionin e ri të T-shirteve, që është duke pregatitur.
*Kjo çantë është e vitit 1960 dhe Hueyda e ka rikthyer përsëri në jetë*