Albspirit

Media/News/Publishing

Diana ishte e bindur se lindja e djalit të dytë solli fundin e martesës së saj, zbulohet çfarë rrëfeu ajo tek biografi i familjes mbretërore

Princeshë Diana ishte tejet e bindur që dëshira e bashkëshortit të saj për një vajzë dhe lindja e princit Harry ishin arsyet përse martesa e saj dështoi ! Këtë gjë e konfirmon Andreë Morton, biografi i familjes mbretërore i cili ka shkruar librin “Her True Story — In Her Own Words”.

Gjatë një interviste private me Morton, Princesha e Uellsit kishte pranuar se ardhja në jetë e djalit të dytë zhgënjeu Princin Charles.

“Charles dhe unë ishim shumë, shumë të afërt me njëri-tjetrin, aq të lidhur nuk kishim qenë asnjëherë, e nuk do të ishim që pas lindjes së djalit! Më 15 shtator të vitit 1984, e kuptova që martesa ime mori një kthesë të çuditshme për të përfunduar shumë më shpejtë nga se mendoja”

Diana thotë se e dinte që foshnja e ardhshme ishte një djalë , por nuk i kishte thënë princit Charles, me shpresën se do të lindte një vajzë (këtë gjë vetë princi Charles e ka pranuar në vitinn2015). Ajo pohoi për Andrew Morton se reagimi i parë i bashkëshortit të saj ishte: “Oh Zot, është një djalë”, dhe me flokë të kuqe”.

Për fat të mirë, çifti ra dakord për emrin e tij duke iu dashur të zgjidhnin midis Arthur Albert apo Harry.
Nuk ishte vetëm ardhja në jetë e Princit Harry, por dhe lidhja jashtëmartesore e Princit Charles, ajo që largoi Dianën edhe më shumë nga bashkëshorti i saj.
Këtë gjë ajo e tha publikisht në intervistën e saj për BBC në vitin 1995.

Please follow and like us: