Peskov kritikon Raportin e Kremlinit, të lëshuar nga SHBA
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se i ashtuquajturi Raport i Kremlinitështë i paparë në llojin e vet, porse Rusia “nuk do t’iu dorëzohet emocioneve” përpara se ta studiojë me kujdes listën dhe implikimet e saj.
Departamenti amerikan i Thesarit publikoi një listë të rusëve që besohet se kanë lidhje të afërta me presidentin Vladimir Putin dhe që mund të jenë shënjestra të mundshme të sanksioneve të SHBA-së.
I ashtuquajturi Raport i Kremlinit përfshin emrat e 114 figurave politike të Rusisë dhe të 96 oligarkëve, të cilët, sipas autoriteteve amerikane, kanë bërë pasuri ose kanë fituar pushtet nga shoqërimi me Putinin.
“De facto, secili në listë është quajtur kundërshtar i Shteteve të Bashkuara. Kjo nuk është hera e parë që përballemi me një qëndrim agresiv, andaj nuk duhet t’iu dorëzohemi emocioneve”, tha Peskov.
Ai po ashtu tha se raporti i SHBA-së “mund të dëmtojë potencialisht” imazhin e firmave, biznesmenëve dhe zyrtarëve rusë.