Nimic: Pas Athinës, pres bisedime të mira edhe në Shkup
Kishim takime të mira në Athinë. Shpresoj se do të kemi takime të mira edhe këtu. I gëzohem takimeve me Qeverinë dhe liderët tjerë”, deklaroi ndërmjetësi i KB-së Methju Nimic pas arritjes në Shkup. Nimic, paradite me bashkëpunëtorët e tij, ishte në hotelin “Holidej In” në Shkup. Deklaratë zyrtare për vizitën dhe efektet e bisedimeve në Shkup, ndërmjetësi Nimic, sipas paralajmërimeve të MPJ-së, do të japë nesër pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov. Nimic, siç është paralajmëruar, gjatë qëndrimit dyditor do të pritet nga presidenti Gjorge Ivanov, zëvendëskryeministri Zoran Zaev, ndërsa do të ketë takime edhe me ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, me kryetarin BDI-së Ali Ahmeti dhe me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski.